Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Jork, ku u përplas një 30-vjeçar shqiptar duke i dhenë makinës në gjendje të duhur. Por i ndodhi edhe me keq kur e muar vesh në sallën e gjyqit që i ka vdekur e fejuara shtatzënë nga Kosova.
Kjo tragjedi e rëndë u raportua dy ditë më parë në Staten Island në Nju Jork, ku një 30-vjeçar shqiptar u përplas me makinë dhe shkaktoi vdekjen e së fejuarës tij dhe fëmijës që prisnin. I riu e mori vesh lajmin tragjik në sallën e gjyqit dhe shpërtheu në lot, kjo sepse akuzohet si shkaktari i ngjarjes së rëndë pasi i dha makinës në gjendje të dehur.
Adem Nikeziq, 30 vjeç, qau në mënyrë të pakontrolluar gjatë paraqitjes së tij të parë para gjykatësit, pasi avokati i tij dha lajmin se e fejuara e tij shtatë muajshe shtatzënë dhe vajza që prisnin të vinte në jetë kishin humbur jetën.