Sipas njoftimit zyrtarë, Komuna e Prishtinës ka bërë riorganizimin e planit tarifor të transportit publik për të gjithë përdoruesit e rregullt, ku çmimi i biletës mujore nga 14.00 euro do të zbresë në 13.50 euro.
“Në anën tjetër, për t’iu përshtatur nevojave të të gjithë qytetarëve, kemi përfshirë në planin tarifor biletat javore dhe ditore shumëpërdorimëshe: Bileta Ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 0.80€. Bileta Javore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin 4.00€”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit, një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 0.50 euro.