Tirana zyrtare i ka bërë të gjitha përgatitjet për ta pritur pas pak me nderime të larta shtetërore, presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën,Vjosa Osmani-Sadriu.
Rrugët kryesore janë stolisur me flamujt e të dyja vendeve, ndërsa në presidencën shqiptare po merren me detajet e fundit, para se presidenti shqiptar, Bajram Begaj ta pres homologen e tij kosovare.