Një grua është therë me thikë nga një burrë të enjten rreth orës 11:00, në rrugën Mic Sokoli në Prishtinë.
Policia në raportin 24 orësh njofton se është arrestuar i dyshuari, ndërsa viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e më pas është liruar në shtëpi.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.