Një tërmet me magnitudë 4.3 Rihter goditi Greqinë në orët e para të mëngjesit sot. Mediet vendase raportojnë se tërmeti ndodhi në afërsi të ishullit të Kretës.
Instituti Gjeodinamik i Observatori Kombëtar i Athinës bën me dije se thellësia e tërmetit ishte 10.8 kilometra. Lëkundjet e tërmetit kanë qenë relativisht të lehta, pasi epiqendra e tërmetit ishte në zonën detare të ishullit.