Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

Published 29/05/2025
Share
SHARE

Prishtinë – Për të 23-ën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në muajin shkurt. Seanca e së enjtes përfundoi pa sukses, duke thelluar më tej ngërçin politik që ka lënë vendin pa institucione funksionale për më shumë se tre muaj.

Ngërçi institucional ka sjellë shqetësime të mëdha si në skenën e brendshme politike ashtu edhe nga faktorët ndërkombëtarë, të cilët vazhdimisht kanë bërë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje dhe themelimin e institucioneve të reja.

Përplasjet për votimin e kryetarit të Kuvendit
Procesi ka ngecur në pikën e tretë të rendit të ditës – zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kandidate e vetme e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), fituesja e zgjedhjeve, është Albulena Haxhiu. Ajo nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, të nevojshëm për t’u zgjedhur, përkundër disa raundeve votimi.

Për të zgjidhur këtë bllokadë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, më 1 maj propozoi votimin e fshehtë për këtë post. Ky propozim është kundërshtuar nga partitë opozitare të legjislaturës së kaluar – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – të cilat e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar të paligjshëm dhe jokushtetues.

- Advertisement -

Këto subjekte politike kanë kërkuar që gjykata të marrë një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa të shqyrtohet ligjshmëria e kësaj procedure.

Mungesë konsensusi dhe kërkesë për kandidat tjetër
Përplasjet politike kanë bërë që procesi të mbetet në ngërç. PDK dhe AAK e kanë cilësuar Haxhiun si figurë përçarëse dhe i kanë kërkuar LVV-së të propozojë një kandidat tjetër për postin e kryeparlamentarit. LDK, ndërkohë, ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë kandidaturë të propozuar nga LVV për këtë post.

Megjithatë, LVV ka këmbëngulur se nuk do të tërhiqet nga kandidatura e Albulena Haxhiut, duke e konsideruar atë si të vetmen zgjedhje të mundshme, për shkak të fitores në zgjedhje dhe si pjesë e së drejtës për të propozuar kryeparlamentarin.

Vazhdimi i seancës dhe e ardhmja e paqartë
Seanca e radhës është paralajmëruar për të shtunën, më 31 maj. Deri tani, Kuvendi ka arritur të përmbyllë vetëm dy pika të agjendës konstituive: verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.

Kuvendi nuk mund të funksionalizohet pa zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve. Pa këtë hap, nuk mund të formohet as Qeveria e re.

- Advertisement -

Rezultatet e zgjedhjeve dhe pamundësia për shumicë
Zgjedhjet e shkurtit nuk prodhuan një fitues absolut. LVV siguroi 48 ulëse, duke mbetur 13 vota larg shumicës së nevojshme për të formuar vetë qeverinë. PDK doli e dyta me 24 ulëse, pasuar nga LDK me 20, AAK-Nisma me 8 dhe Lista Serbe me 9.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka deklaruar më 20 maj se është i gatshëm për kompromise dhe bashkëpunim me pakicat, si dhe me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, për të siguruar një shumicë parlamentare të qëndrueshme.

Megjithatë, deri më tani nuk ka sinjale për një marrëveshje të afërt mes partive, dhe ngërçi institucional vazhdon.

- Advertisement -
KosPress Portal 29/05/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar
Lajme 29/05/2025
Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë
Lajme 29/05/2025
Chelsea fiton trofeun që i mungonte, Maresca premton: Champions-i është synimi (VIDEO)
Sport 29/05/2025
Konfirmohet një vdekje në Prishtinë nga Policia
Lajme 29/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë

29/05/2025
Lajme

Konfirmohet një vdekje në Prishtinë nga Policia

29/05/2025
Lajme

Guerot: Asociacioni nuk krijon entitet si në Bosnje

28/05/2025
Lajme

Skandali i mbetjeve shtazore: Prokuroria interviston Faton Peci për katër orë

28/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?