Një ekip gazetarësh të Kosovës nga media KohaTV, janë sulmuar me gurë nga një grup protestuesish serbë në veri të Kosovës.
Si pasojë e sulmeve janë thyer xhamat e automjetit me të cilnin lëviznin gazetarët ndërsa këta të fundit fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime pasi kanë qenë disa metra më larg automjetit kur janë hasur me sulmet e grupit prej 40 protestuesish të maskuar.

Kujtojmë se mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë.
Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.
- Advertisement -
Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.