Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së shtunës në veri të Kosovës janë djegur edhe tri makina të tjera.
Sipas policisë rreth orës 3 të mëngjesit kanë marrë informacionin për djegien e veturave në Leshak të Leposaviqit.
“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviçit, tri makina të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri”, thuhet në njoftim.