Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Tensione në ajër: Avion rus mbi Estoni, nisen dy Typhoon gjermanë e britanikë
Lajme

Tensione në ajër: Avion rus mbi Estoni, nisen dy Typhoon gjermanë e britanikë

Published 15/03/2023
Share
SHARE

Gjatë operacionit të parë të përbashkët të këtij lloji, avionët luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF) dhe ato të Forcave Ajrore Gjermane gjurmuan një avion ushtarak rus në afërsi të hapësirës ajrore të Estonisë, thotë BBC, pa cituar ndërkohë burime për këtë njoftim.

Ilyushini Il-78 Midas, një avion transporti dhe furnizimi ajror me karburant me katër motorë, po fluturonte mes enklavës ruse të Kaliningradit e Shën Petersurgut dhe kaloi mbi hapësirën ajrore të Estonisë, mbi Balltik, pa njoftuar kontrollorët ajrorë të Talinit. Dy Typhoon e nisur me këtë këtë rast, njëri gjerman, tjetri britanik, shoqëruan Il-78 nga hapësira estoneze.

Forcat ajrore të Londrës e Berlinit janë angazhuar aktualisht me implementimin e politikës së përbashkët ajrore të NATO-s në rajon. Survejimi në vetvete ishte rutinë, por kjo përbën të parën herë që një operacion I kësaj natyre zhvillohet bashkërisht nga të dyja vendet. Incidenti vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes aleancës ushtarake perëndimore dhe Rusisë, që vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë. Një ditë më parë, një dron amerikan u rrëzua mbi Detin e Zi.

SHBA-ja fajësoi Moskën për incidentin duke thënë se një avion rus u përplas me dronin e saj. Droni MQ-9 Reaper nuk është gjetur ende. Shtabi Rajonal për Evropën itha se dy avionë luftarakë rusë të tipit Su-27 e sulmuan dronin e tipit MQ-9 Reaper që po fluturonte mbi ujëra ndërkombëtare në një mënyrë “të rrezikshme dhe joprofesionale” Forcave Amerikane në Shtutgart.

- Advertisement -

Por, Moska reagoi ashpër duke folur për një “provokim”, sikurse e përshkroi ngjarjen ambasadori rus në Uashington, Anatoli Antonov, i cili insistoi se Rusia nuk e ka prekur dronin amerikan. Ai pretendon se droni bëri një manovër dhe u rrëzua pasi qe përplasur me avionët rusë pranë Krimesë, por këmbënguli që avionët luftarakë rusë nuk kanë qëlluar me armë apo ta kenë goditur.

Antonov, tha se bisedimet e zhvilluara ishin “konstruktive” dhe nuk është folur për “pasoja” të mundshme për Moskën. Antonov theksoi se Rusia nuk dëshiron një konfrontim me SHBA-në dhe se bisedimet e zhvilluara për këtë çështje, kanë qenë sipas tij, konstruktive.

KosPress Portal 15/03/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Ambasadorja izraelite përcjell urime për festën e Kurban Bajramit në Kosovë
Lajme 06/06/2025
Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri
Lajme 02/06/2025
Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Ambasadorja izraelite përcjell urime për festën e Kurban Bajramit në Kosovë

06/06/2025
Lajme

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri

02/06/2025
Lajme

Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor

30/05/2025
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?