Janë publikuar pamje të reja që dokumentojnë një ngjarje të rëndë me armë zjarri, e ndodhur sot rreth orës 14:30 në lagjen “Aktash” të Prishtinës.
Në video shihet një person i armatosur që i afrohet shoferit të një linje picerie dhe e kërcënon me armë. Në një moment të regjistruar, dëgjohen gjithashtu të shtëna me armë.
Pamjet janë marrë nga vendngjarja, e cila ndodhet vetëm disa metra larg vendit ku më herët gjatë javës së kaluar u vra një person dhe u plagosën pesë të tjerë.