Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Të pakënaqur me pagat punëtorët e sektorit publikë
Lajme

Të pakënaqur me pagat punëtorët e sektorit publikë

Published 01/03/2023
Share
SHARE

Shumë punëtorë të sektorit publik janë të pakënaqur me pagat e ekzekutuara dje në bazë të koeficientit 105 euro. Disa sindikata janë ende duke pranuar ankesa nga anëtarësia derisa thonë se në ditët në vazhdim do të vendosin për metodën e reagimit. Në zyrën e Avokatit të Popullit deri më tani kanë arritur 40 ankesa, për këtë çështje.

Shumë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë shprehur të pakënaqur me pagat e ekzekutuara në bazë të koeficientit 105 euro. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë se zhgënjimet lidhen edhe me heqjen e shtesës së rrezikshmërisë që deri më tani ka ekzistuar për policët në uniformë.

“Shumica prej tyre janë të zhgënjyer me atë çka kanë pranuar për arsye se te pjesa e uniformuar e policisë –pagat kanë dalë pa shtesën e rrezikshmërisë, e që unë mendoj, se policët pa rrezikshmëri nuk e di a ka ndonjë vend në botë që është kështu (ne këtë shtesën e rrezikshmërisë deri më tani e kemi pranuar). Dhe, pjesa e stafit civil – një pjesë shumë e madhe nuk kanë ngritje të pagës, deri më tani pakënaqësitë janë të mëdha”, tha Zeqiri për Radio Kosovën.

Të pakënaqur me pagat e ekzekutuara mbrëmë janë shprehur edhe punëtorët shëndetësorë. Kryetari i Sindikatës së Qendrës Terciare, Xhemajl Selmani, thotë se stafi i mesëm dhe ai mbështetës, me koeficientin e caktuar së fundmi, kanë rreth 100 euro më pak.

- Advertisement -

“Pakënaqësia ekziston sidomos te infermierët por edhe te stafi mbështetës, sepse ata janë 100 euro mangët në raport me pagat që kanë marrë më përpara, ndërsa infermierëve kur u janë hequr shtesat ka mbetur paga aq sa ka qenë, ndërsa për sa i përket stafit të  mjekëve është një rritje e ndjeshme”, tha ai për Radio Kosovës.

Selmani thotë se për stafin e ortoprotetikës tashmë kanë marrë vendim që çështjen ta adresojnë te Avokati i Popullit. Sindikata e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, ditët e ardhshme do të mbajë mbledhjen e këshillit drejtues ku do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm të reagimit.

Ndryshe, Zyra e Avokatit të Popullit, përmes zëdhënësit Petrit Çollaku, ka njoftuar se deri sot në mesditë kanë pranuar 40 ankesa për këtë çështje.

KosPress Portal 01/03/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025
Eurovision 2025: Zvicra gati për natën finale – Shqipëria mes 26 finalistëve me “Zjerm”
Roze 16/05/2025
Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025
Lajme

Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe

16/05/2025
Lajme

Meloni pritet në Tiranë nga Rama, gjesti i gjunjëzimit tërheq vëmendjen

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?