Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Takimet e Lajçakut me Vuçiqin, Serbia insiston në themelimin e Asociacionit
Lajme

Takimet e Lajçakut me Vuçiqin, Serbia insiston në themelimin e Asociacionit

Published 20/06/2024
Share
SHARE

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak të mërkurën është takuar në Beograd me udhëheqësit serbë.

Pas takimit me presidentin serb, emisari Lajçak ka shkruar në rrjetet sociale se ka pasur një diskutim të hapur me Aleksandër Vuçiqin për gjendjen aktuale në dialog.

“Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm për periudhën që po vjen”, ka shrkuar ai.

Kurse, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka shkruar në rrjetet sociale se kthimi në dialog konstruktiv ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe normalizimi i marrëdhënieve qëndron para se gjithash në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, përkatësisht në formimin urgjent të Asociacionit të komunave serbe.

- Advertisement -

“Bashkimi Evropian si ndërmjetësues kryesor në këtë proces, ka pasur dhe do të ketë një partner serioz dhe të përgjegjshëm në Serbi”, ka shkruar ai.

Shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka theksuar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e vetmja rrugë përpara përmes së vilës mund të arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë në Bruksel përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian diskutojnë për mundësinë e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura një vit më parë për shkak të zhvillimeve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Diskutimi mbështetet në raportin e Shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josef Borrell lidhur me përmbushjen e kushteve për heqjen e masave dhe burimet në Bruksel thanë se raporti propozon heqjen e tyre.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka thënë se qeveria shpreson që asnjë shtet të mos kundërshtojë heqjen e masave.

- Advertisement -

“Ka pas dy-tre shtete të cilat kanë preferuar heqje graduale të masave në dy shkallë, por jo që ka pas të tillë të cilët kanë qenë kundër heqjes së masave por shumica absolute e vendeve besojnë se vendosja e masave ndaj Kosovës ka qenë e padrejtë, mos vendosja e masave ndaj Serbisë ka qenë padrejtësia shtesë që i është bërë Kosovës”, ka theksuar ai.

Tashmë po bëhen një vit që kur qeveria e Kosovës u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri, ku dërgimi i kryetarëve shqiptarë të komunave në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar, u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.

Bashkimi Evropian kishte kërkuar shtensionimin e situatës në veri, largimin e njësive të posaçme të policisë nga ndërtesat komunale dhe organizimin e zgjedhjeve të reja për kryetarë të komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Në mars të këtij viti u mbush një vit që kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, por zbatimi i saj ende nuk ka filluar.

Zyrtarët evropianë kanë kushtëzuar integrimet evropiane dhe proceset tjera të integrimit për të dyja vendet me zbatimin e marrëveshjes

Në muajin prill ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratuan ndryshimet në kapitullin 35 të negociatave të anëtarësimit të Serbisë, duke i bërë pjesë të tij detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që u arrit vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Kosova dështoi në muajin maj të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pasi që autoritetet nuk pranuan kërkesat e vendeve kryesore evropiane për të dërguar projekt statutin për themelimin e Asociacionit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

KosPress Portal 20/06/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Tragjedi në Pouskë: Viktima e aksidentit është një vajzë 19 vjeçare
Lajme 18/05/2025
Trump deklaron: Do të kontaktoj Putinin për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë
Lajme 18/05/2025
Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Tragjedi në Pouskë: Viktima e aksidentit është një vajzë 19 vjeçare

18/05/2025
Lajme

Trump deklaron: Do të kontaktoj Putinin për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

18/05/2025
Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?