Partia Demokratike të Kosovës e konsideron fitore të madhe për shtetin dhe drejtën aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shpallë antikushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se që në fillim ligji ka qenë antikushtetues dhe është konfirmuar mbrëmë.
“Do të vazhdojmë të punojmë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe mos-kapjen e institucioneve nga pushteti”, tha ndër Tahiri.
Ai tha se Ministra e Drejtësisë është e mbipopulluar me staf politike, i cili nuk prodhon asgjë konkrete, por ose nxjerr çështje politike, ose punën në kundërshtim me kushtetutën.
Madje Tahiri ironizoi edhe me çështjen e Avokatit të Popullit të cilin e përmendi ministria e Drejtësisë Albulena haxhiu. Tahiri tha se Avokati i Popullit është institucion që mbron qytetarët nëse u shkelen të drejtat nga autoritetet e shtetit ose edhe vetë Këshilli.
- Advertisement -
Kujtojmë, se një ditë më parë Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar si të pranuara të gjitha pretendimet e ngritura nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), se Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës në pjesën materiale të saj është kundër-kushtetues, rrjedhimisht ai duhet të shpallet i pavlefshëm në tërësinë e tij.
Kujtojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media tha se për këtë Ligj nuk kanë vepruar kokë në vete, por janë konsultuar me Komisionin e Venedikut dhe partnerët ndërkombëtarë, derisa e kundërshtoi mundësinë që të japë dorëheqje.
Ndryshe, në korrik të vitit 2022, PDK dhe LDK e kishin dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës ndryshimet që ishin bërë në këtë ligj, pas dyshimeve se ato ishin në kundërshtim me Kushtetutën.
E Kushtetuesja ka konstatuar se disa nene bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e Këshillit Prokurorial dhe e nenit për të Drejtën për Mjete Juridike.