Abelard Tahiri gjatë një konferencë për medie është shprehur se kjo kërkesë vjen, siç i ka quajtur ai, skandaleve nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që e drejton Rozeta Hajdari.
Tahiri u shpreh se “Pikë e propozuar nga PDK-ja që do ta trajtojë gjendjen mjaft të rëndë të Ministrisë së Tregtisë, një mori skandalesh që kanë ndodhur brenda dy viteve, dënimin për mosdeklarimin e pasurisë së ministres që e drejton këtë dikaster dhe pikërisht kemi përgatitur një rezolutë që kërkon shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari nga kjo pozitë”.