AAK-ja në opozitë, përmes shefit të Grupit të saj Parlamentar, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për disa çështje.
Sipas Besnik Tahirit nga kjo parti, Qeveria po kryen eksperimente me vendin.
Tahiri u shpreh në konferencë për media se asnjë kryeministër nuk është marrë më shumë se Albin Kurti me dialogun me Serbinë, edhe pse këtë çështje pati thënë se nuk e ka prioritet.
“Si AAK e themi se pasiguria në secilin sektorë dhe pore te jetës nuk mbahet mend që ka qenë më e madhe”, tha ai.
- Advertisement -
“Nuk mbahet mend të ketë më shumë pasiguri dhe nuk ka aspak shpresë”.
Tahiri deklaroi se çmimet janë rritur në 40%.
Ai tha se mërgata nuk sillet në Kosovë, derisa Qeveria nuk ka bërë asnjë veprim.
“Asnjë kryeministër nuk është marrë me dialog më shumë se Kurti. Ligji i pagave është ligj për t’iu rritur pagat kryeministrit, ministrave të emëruarve politik. Kjo situatë, do të kemi probleme sociale në fund të vitit”, tha ai.
“Ku ka në botë paga minimale 170 euro”.