Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili, të mërkurën, pranoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes së Ohrit.
“ERDHA, DËSHTOVA, MASHTROVA, PRANOVA – i atribuohet Kurtit pas pranimit publik te asociacionit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.