Gazetari Valon Syla, të martën vonë u sulmua fizikisht nga tre persona në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Syla sot ka dhënë detaje rreth sulmit që i ndodhi atij.
Ai thotë se sulmi ka ndodhur pas paraqitjes në një emision, dhe shton se të dyshuarit e kanë përcjell daljes nga studioja. “… na gjetën deri te vendi ku jemi ndalur, unë Ilir Mirena dhe Leonard Kerquki për takim edhe me disa gazetarë të tjerë pas debatit”, tha ai.
Gazetari shtoi se duket se sulmi lidhet me komentet e tij për “Mulla Mercedesin”.
- Advertisement -
“Sulmi me çdo gjase ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, që duket se nuk ju ka pëlqyer fare dhe kështu ka nxitur këtë komunitet të militantëve islamikë të organizojnë sulm fizik të paramenduar”, shkroi ndër të tjera gazetari Syla.
Hoxhë Mazllam Mazllami nga Prizreni ka marrë epitetin e “Mulla Mercedesit” pasi ditë më parë, ndjekësit e tij i bënë atij dhuratë një makinë Mercedes me rastin e pensionimit të tij.