Trazirat në veri të vendit janë organizuar nga Serbia, e inspiruar nga Rusia, kështu ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,
Në një postim në Twitter Sveçla ka shtuar se përpjekjet për të destabilizuar shtetin tonë nuk do të kalojnë. Serbia e Rusia nuk kalojnë.
“Simboli ‘Z’, fanella me simbole të Wagnerit, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët. Të organizuar nga Serbia, inspiruar nga Rusia. Idhulli i tyre është Millosheviqi e model Putini. Përpjekjet për të destabilizuar shtetin tonë nuk do të kalojnë. Serbia e Rusia nuk kalojnë”, ka shkruar ai.
Që nga e premtja e shkuar, në veri ka pasur protesta të serbëve lokalë që kanë kundërshtuar ushtrimin e detyrës së kryetarëve të rinj të komunave të komunave në Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, nëpër objekte komunale./21Media