Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar nga panairi i industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, EUROSATORY 2024 se Serbia mbështet dhe financon terrorizmin.
Ai theksoi se në këto kohë dhe rrethana me sfida për sigurinë investimi në të ardhmen e sigurt të vendit është një domosdoshmëri.
“Me zëvëndësministrin e Mbrojtjes Shemsi Syla, Ambasadorin Mehdi Halimi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, do të vizitojmë për disa ditë panairin për të parë zhvillimin në këto fusha, me synimet për të avansuar ushtrinë dhe policinë tonë,” shkroi Sveçla në Facebook.
- Advertisement -
“Në këto kohë të rënda me shumë sfida për demokracinë e sigurinë gjithandej globit, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri.”