Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi e deri më tani procesi i zgjedhjeve në komunat e veriut, sa i përket çështjes së sigurisë është duke shkuar mirë.
“Unë sot jam në Mitrovicë dhe po e përcjellim situatën sa i takon çështjeve të sigurisë. Situata është stabile, e qetë. Nuk kemi incidente dhe presim që dita të përfundojë e qetë. Këto zgjedhje janë më ndryshe për shumë arsye, e edhe sa i takon aspektit të sigurisë”, tha ai.
Sipas tij edhe kushtet e punës janë mëse komode. “Edhe për votuesit vendvotimet janë të identifikuara dhe nuk shoh ndonjë problem të veçantë”, shtoi Sveçla.
Ai bëri me dije se Policia e Kosovës është e përgatitur për të gjitha skenarit dhe në plotëni të përmbushur mandatin e saj.
- Advertisement -
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha për RTK se qeveria është e interesuar që veriun ta bëjnë njëjt sikur pjesët e Kosovës.
“Jemi në rrugë të mbarë, dikujt sikur Listës Serbe dhe Beogradit, nuk i përshtatet, prandaj ata në rrugë të ndryshme mundohen ta pengojnë”, tha ai.
Kurse për numrin e qytetarëve që do të dalin në zgjedhje, Sveçla, vlerësoi se do të rritet gjatë ditës.
“Jemi të vetëdijshëm se për shkak të presioneve të jashtzakonshme ndikon në numrin e votuesve”, tha ai.
Sveçla tha nuk guxojmë të biem pre nga Beogradi dhe Lista Serbe. “Ne në vazhdimësi duhet të punojmë që të gjitha këto mekanizmat e shantazheve kriminale të Beogradit, t’i neutralizojmë, edhe këto zgjedhje janë mjet i neutralizimit të shantazheve. Nuk mund Kosova të jetë peng i kontrabandistëve, i Listës Serbe me anëtarë të së cilës janë të kërkuar jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë”, tha ai.
- Advertisement -
Sipas tij pavarësisht presioneve dhe shantazheve që Lista Sërpska dhe Beogradi kanë bërë, edhe ndërkombëtarët kanë njoftuar se këto zgjedhje janë legale.
“Qytetarët e kësaj zone kanë qenë subjekt i shantazheve, i kërcënimeve, maltretimeve, arrestimeve edhe vrasjeve, patjetër që kjo ka pasur ndikim në guximin e qytetarëve që t’iu kundërvihen veprimeve kriminale. Lista Serbe dhe Beogradi në vazhdimësi kanë shtyrë agjendat e tyre duke kërcënuar qoftë institucionet e Kosovës, qoftë qytetarët e kësaj zone”, tha ai.