Londër- Stuhia Eowyn ka goditur Britaninë e Madhe teksa shkollat dhe shërbimet hekurudhore janë mbyllur. Sipas mediave të huaja, dhjetëra fluturime nga aeroportet e Glasgow, Edinburg dhe Dublin janë anuluar mëngjesin e sotëm.
Autoritet publike kanë lëshuar deklarata duke paralajmëruar qytetarët që të udhëtojë vetëm në raste nevoje emergjente. Po ashtu rreth 4.5 milionë njerëzve në pjesë të Irlandës së Veriut dhe Skocisë iu dërgua një alarm urgjent në telefonat e tyre celular të enjten në mbrëmje. Ndërkohë, Irlanda e Veriut është e përgatitur për erërat më të forta që nga viti 1998, tha policia.
“Sistemi i alarmit të urgjencës do të dërgojë një mesazh për çdo telefon celular të përputhshëm në zonat më të rrezikuara, duke përmbajtur informacione rreth paralajmërimeve të motit dhe udhëzime se si të qëndroni të sigurt”, paralajmëruan autoritet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.