Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjatë kësaj ishte për vizitë në disa vende të Ballkanit Perëndimor ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në përgjithësi në rajon.
Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për media, pas takimit me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Malit të Zi, Stoltenberg ka deklaruar se ka ardhur koha të zgjidhen përfundimisht konfliktet në Ballkan, të cilat kanë zgjatur së tepërmi.
Duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë, ai ka thënë se nuk sheh rreziqe të drejtpërdrejta ushtarake ndaj ndonjë vendi aleat të NATO-s në rajon.
“Nuk shohim rreziqe të drejtpërdrejta ushtarake ndaj ndonjë vend aleat të NATO-s në këtë regjion. Çka shohim është rritje e tensioneve veçanërisht në Kosovë dhe po ashtu në Bosnjë, por nuk shohim ndonjë kërcënim direkt ushtarak”, ka deklaruar ai.
- Advertisement -
Stoltenberg ka thënë se në Kosovë tashmë kanë rritur prezencën e ushtarëve, janë vigjilent dhe e monitorojnë për së afërmi situatën.
“Jemi aleatë të rajonit do të shqyrtojmë propozimin e kryeministrit Edi Rama, i mbështetur edhe nga presidenti kroat që të takohemi në bazë më të rregull”, ka thënë shefi i NATO-s.