Gazmend Boletini, stërnip i Isë Boletinit, nuk ka lejuar që konferenca e kryetarit të ri të Zveçanit, Ilir Pecit, të zhvillohet pranë varrit të heroit kombëtar.
Ka pasur paralajmërime se pas betimit, Peci do ta mbajë një konferencë pranë varrit të Isa Boletinit, mirëpo një gjë e tillë nuk është lejuar nga Gazmend Boletini, njofton Klan Kosova.