Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sot mbahet takimi i përbashkët i grupit punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve nga Këshilli i Evropës.
“Takimi do të hapet nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Claus Neukrich nga Këshilli i Evropës”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.