Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar në Ditën ndërkombëtare të punëtorëve.
Përfaqësuesit e sektorit privat kanë mbajtur në duar disa pankarta me mbishkrime “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”, “Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive”, “Duam të drejtat tona”.
Njëzëri u kërkua rritje e pagave.