Kuvendi i Kosovës, në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, Rrjetin e Grave Parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, është nikoqir i seminarit “Promovimi i një parlamenti me ndjeshmëri gjinore”.
Seminari i cili fillon sot, ne fokus ka marrjen parasysh të barazisë gjinore në procesin legjislativ. Të pranishmëve, do t’u drejtohet kryeparlamentari Glauk Konjufca.