Sot në Prishtinë, do të mbahet konferenca vjetore e prokurorit të shtetit.
Në këtë konferencë përveç kryeprokurorëve dhe prokurorëve, nga të gjitha prokuroritë, do të marrin pjesë edhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffery M. Hovenier dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Në konferencë do të jenë pjesëmarrës edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj.