Mëngjesin e së shtunës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një telefonatë nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Vetë Dendias ka njoftuar për telefonatën por nuk ka dhënë shumë detaje.
Ai ka thënë se kanë folur për zhvillimet e fundit.
“Fola sot përmes telefonit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Diskutimi ishte i fokusuar në zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe në dialogun Prishtinë-Beograd”, ka njoftuar ai në Twitter.