Edhe sot në vendin tonë do të mbretërojë vapë e madhe, teksa parashikohet të shënohet dita më e nxehtë e korrikut.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33 deri 39 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.
Në kryeqytet temperatura maksimale pritet të arrijë 38 gradë Celsius, derisa maksimalja e ditës do të shënohet në Prizren, me 39 gradë Celcius.
Ndërkohë, mjekët kanë bërë thirrje që në ditët e këtilla me vapë të madhe veçmas fëmijët dhe të moshuarit t’i shmangen ekspozimit direkt në diell nga ora 10 deri në orën 17:00, si dhe të kenë kujdes me ushqimin, duke konsumuar ushqime të lehta dhe sa më shumë ujë, lëngje dhe fruta të freskta.