Pëmes grevës e cila zgjati tetë ditë minatorët kërkuan të drejtat kushtetuese dhe protestuan kundër revokimit të autonomisë së Kosovës të garantuar sipas Kushtetutës së vitit 1974 të Jugosllavisë Socialiste.
Kultura e punës së minatorëve ka qenë esenciale përbrenda ideologjisë së socializmit jugosllav. Meqenëse miniera përfaqësonte një dimension të rëndësishëm për ekonominë e vendit, kur minatorët u përcaktuan për grevë urie, jeta ekonomike gati se u mbyll në tërësi.
Në grevë atë kohë ishin 1 mijë 300 minatorë të cilët për qëllim kishin mbrojtjen e automonisë së Kosovës.