Sot do të hapet Forumi i parë i Biznesit Kosovë – Portugali.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.
Po ashtu sot pritet të nënshkruhet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit midis Odës Ekonomike të Kosovës dhe Asociacionit të Bizneseve të Minho-s.