Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Sot bëhet rivarrimi i eshtrave të dhjetë viktimave të zhdukur gjatë konfliktit
Lajme

Sot bëhet rivarrimi i eshtrave të dhjetë viktimave të zhdukur gjatë konfliktit

Published 04/04/2025
Share
SHARE

Mbetjet mortore të dhjetë viktimave të luftës, të cilët ishin pjesë e Listës së Personave të Zhdukur, do të rivarrosen sot, pas identifikimit të tyre nga mbetjet e zhvarrosura në varrezat masive në Bishtazhin. Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se data 4 prill ishte kërkesë e familjarëve, për të shënuar përvjetorin e Masakrës së Kralanit.

Ceremonitë do të fillojnë nga ora 12:00 deri në 13:00, me homazhe në Sallën e Sporteve “Adem Jashari” në Klinë. Më pas, në orën 13:00, do të mbahet Akademia Përkujtimore në të njëjtën sallë.

Në orën 14:30 do të zhvillohet ceremonia e rivarrimit të viktimave në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, ku do të rivarrosen Adem Gashi, Sahit Gashi, Bekim Hasani, Sheremet Ismajli, Osman Fejza, Shkelzen Hajdaraj dhe Bekim Gashi.

Ndërkohë, në ora 16:30, në varrezat e Jashanicës në Klinë, do të zhvillohet ceremonia e rivarrimit të Mentor Myrtajt.

- Advertisement -

Në Malishevë, do të mbahet një ceremoni tjetër rivarrimi, ku do të rivarroset viktima e luftës Vehbi Halilaj. Homazhet do të zhvillohen në Shkollën “Petro Nini Luarasi” në fshatin Llapqevë, ndërsa ceremonia e rivarrimit do të mbahet në orën 14:00.

Viktima tjetër, Mentor Kryeziu, do të rivarroset në varrezat e fshatit Bubavec, ku homazhet do të bëhen në Odën e Fshatit dhe ceremonia do të fillojë në orën 16:30.

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur gjithashtu njoftoi se rivarrimi i mbetjeve mortore të viktimës Sabedin Kryeziu është organizuar për 21 mars 2025 në varrezat e fshatit Mleqan të Malishevës.

Komisioni ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe ka theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.

KosPress Portal 04/04/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti
Lajme 19/05/2025
Messi në majë të historisë – IFFHS e emëron futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave
Sport 19/05/2025
Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin
Lajme 19/05/2025
Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses
Lajme 19/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti

19/05/2025
Lajme

Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin

19/05/2025
Lajme

Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses

19/05/2025
Lajme

Kaja Kallas në vizitë zyrtare në Kosovë këtë javë

19/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?