Në natën e dytë të Festivalit të Këngës juria profesionale i ka përzgjedhur dhjetë këngët finaliste, të cilat sonte synojnë të fitojnë trofeun e këtij festivali.
Finalen nga juria e siguruan:
Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”
Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”
- Advertisement -
Angus Dei me “Një zemër për dy”
La Fazani me “Oj Kosovë”
Urban Band me “Ëndrrat s’kanë faj”
Nita Latifi me “Marrëzi”
Neki Emra me “Heroi im”
- Advertisement -
Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet”
Saranda Alija me “Mendoj ku je”
Klea Dina me “Trenat”
- Advertisement -
E njëra nga këto këngë do të jetë fituese e edicionit historik të Festivalit të Këngës në RTK, në natën finale, e cila do të mbahet sonte në orën 21:00.
Juria e edicionit të parë përbëhet nga kryetarja Alma Bektashi, anëtarja që vjen nga Suedia dhe ka përfaqësuar shtetin e saj në “Eurovision”, Ulja Sjostrom si dhe anëtarët e tjerë si kompozitori nga Tirana, Adi Hila, këngëtari Alban Nimani dhe artistja e arteve pamore, Zake Prelvukaj.
Shpërblimi për çmimin e parë do të jetë trofeu i punuar nga Arbenitë Shala e Zana Ramadani, e cila ka simbolikën e Kosovës që shkëlqen.
Gjithashtu fituesit apo fitueses do t’i jepet një dhuratë e rëndësishme, që është një medaljon me shqiponjën e flamurit shqiptar që ka 500 diamante.
Ndryshe nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTK ka sjellë emocione të shumta për publikun e pranishëm dhe për teleshikuesit kudo në trojet shqiptare dhe në diasporë përmes transmetimit direkt në Radiotelevizionin e Kosovës, Radiotelevizionin Shqiptar dhe Radiotelevizionin e Maqedonisë së Veriut në kanalin e dytë, por edhe përmes platformave online të RTK-së. Ndërkohë, 18 garuesit e këtij festivali riperformuan përplot emocion këngë pas kënge.