Skenderaj radhitet ndër të parat sa i përket buxhetit të shpenzuar për investime kapitale. Kryetari Fadil Nura thotë se projektet e premtuara janë në realizim. Por opozita në këtë komunë konsideron se janë bërë shpenzime të panevojshme të buxhetit.
Për gjashtë muajt e parë të këtij viti Komuna e Skenderajt ka shpenzuar vetëm 29 për qind të buxhetit për investime kapitale. Megjithatë, asamblistë nga opozita thonë se udhëheqësit e kësaj komune nuk do të mbahen në mend për asnjë projekt të realizuar, por vetëm për shpenzim të buxhetit për vetura e dreka zyrtare.
Hysni Mehani, asamblist i LVV-së në Skenderaj, tha se investimet kapitale në këtë komunë reduktohen në dy dimensione: vetura zyrtare janë dyfishuar, prej 80 mive në 160 mijë, si dhe për dreka zyrtare, derisa shtoi se në investimet kapitale në këto dy vjet nuk do të mbahet në mend për ndonjë projekt.
Por këto pretendimet e opozitës i mohon i pari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili tha se projektet të cilat i kemi premtuar i kemi realizuar në përputhej të plotë me kërkesat e interesat e qytetarëve të Skenderajt.
- Advertisement -
Nura ka përmendur edhe disa nga projektet më të rëndësishme të cilat janë në proces të realizimit në këtë komunë.
“Kemi filluar subqendrën e Runikut dhe jemi në proces të fillojmë edhe subqendrën e Likovcit ku është Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, projekt që kap vlerën mbi një milion euro, si dhe subqendrën e Qirezit, si Bashksi Lokale. Këto tri projekte i kam premtuar dhe janë në procedurë të aneksave, derisa subqendra e Runikut nuk ka pasur ankesa”, deklaroi kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.
Skenderaj është një ndër komunat, e cila ka shpenzuar më shumë për investime kapitale për këtë vit.