Kryeministri Edi Rama, ka folur sërish rreth raporteve të tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Rama tha në Rubikon në Klan Kosova se Kurtit i shkruan edhe në WhatsApp, por ai rrallë ia kthen.
“Unë flas, ai dëgjon por nuk flet. Rrallë ma kthen por s’ka lidhje është çështje komunikimi ose vazhdimisht e përsërit mesazhin e tij”, theksoi ai.
Kryeministri Rama gjithashtu ka thënë se ende s’kanë marrë përgjigje nga Qeveria e Kosovës për ftesën për takim me Kurtin. Ai ka kërkuar që të organizohet një konferencë për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.