Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Skandali i mbetjeve shtazore: Prokuroria interviston Faton Peci për katër orë
Lajme

Skandali i mbetjeve shtazore: Prokuroria interviston Faton Peci për katër orë

Published 28/05/2025
Share
SHARE

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është intervistuar për rreth katër orë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në kuadër të hetimeve për dhënien në shfrytëzim të një fabrike për përpunimin e mbetjeve shtazore. Peci është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. Deri më tani, ai nuk ka dhënë ndonjë deklaratë publike lidhur me rastin.

Përveç Pecit, në Prokurori është paraqitur edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha. Ai është intervistuar po ashtu si i dyshuar dhe është liruar pa masë sigurie. Avokati i tij, Artan Qerkini, ka deklaruar se klienti i tij i ka ofruar bashkëpunim të plotë organeve të drejtësisë dhe ka mohuar çdo përfshirje të tij në ndonjë vepër penale.

Intervistimet u zhvilluan një ditë pas bastisjeve të autorizuara nga Prokuroria Speciale në katër lokacione: Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe lokacioni i kompanisë që ka përfituar kontratën për shfrytëzimin e fabrikës.

Prokurori i çështjes, Admir Shala, ka konfirmuar se hetimet lidhen me kontratën për dhënien me qira të pronës publike, konkretisht fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore, pa ndjekur procedurën e ankandit publik.

- Advertisement -

Nga Ministria e Bujqësisë është bërë e ditur se institucioni mbetet i hapur për bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe se do të ofrojë të gjitha informacionet e nevojshme. Në një reagim zyrtar, ministria ka ritheksuar përkushtimin për sundim të ligjit, transparencë dhe llogaridhënie.

Reagime politike

Zhvillimet kanë nxitur reagime të forta politike, sidomos nga radhët e Qeverisë dhe partisë në pushtet. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mbështetje të fuqishme për ministrin Peci, duke e quajtur atë “ministrin më të suksesshëm të Qeverisë Kurti 2” dhe ka vlerësuar lart kontributin e tij në sektorin e bujqësisë.

Edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se beson në pafajësinë e Pecit, duke sugjeruar se pas hetimeve mund të qëndrojë një plan për dëmtimin e figurës së tij dhe të qeverisë në përgjithësi.

Në të njëjtën linjë, zëvendëskryeministrja dhe bashkëpartiakja e Pecit, Donika Gërvalla, ka akuzuar prokurorin e çështjes, Blerim Isufaj, për “inskenim të qëllimshëm” kundër ministrit, duke e lidhur rastin me angazhimin e Pecit kundër korrupsionit dhe për sundim të ligjit.

- Advertisement -

Reagimi i partisë Guxo

Në një deklaratë të lëshuar të martën, partia Guxo ka ngritur dyshime mbi paanshmërinë e Prokurorisë Speciale. Sipas partisë, veprimet e prokurorisë “po japin sinjale se janë pjesë e lojërave politike”, ndërsa janë shprehur të shqetësuar për përzgjedhjen e prokurorit të rastit, të cilin e kanë lidhur me të kaluarën e tij në radhët e PDK-së.

“Ministri Peci ka qenë në ballë të luftës kundër korrupsionit dhe në përpjekje për çlirimin e pronave publike të uzurpuara. Kjo është një përpjekje për ta njollosur figurën e tij,” thuhet në reagimin e Guxo.

- Advertisement -

Sipas kontratës për të cilën po zhvillohen hetimet, kompania që ka përfituar fabrikën do të subvencionohet për çdo kilogram mbetjesh shtazore që përpunon.

Hetimet janë në vazhdim dhe ende nuk ka ndonjë aktakuzë të ngritur në këtë fazë.

KosPress Portal 28/05/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar
Lajme 29/05/2025
Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë
Lajme 29/05/2025
Chelsea fiton trofeun që i mungonte, Maresca premton: Champions-i është synimi (VIDEO)
Sport 29/05/2025
Konfirmohet një vdekje në Prishtinë nga Policia
Lajme 29/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025
Lajme

Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë

29/05/2025
Lajme

Konfirmohet një vdekje në Prishtinë nga Policia

29/05/2025
Lajme

Guerot: Asociacioni nuk krijon entitet si në Bosnje

28/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?