PRIZREN- Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë të Kuranit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme ku shënohet dhe dita e tretë e muajit të shenjtë të Ramazanit. Grisja e Kuranit vazhdimisht ka nxitur reagime të forta tek myslimanët, të cilët e konsiderojnë një veprim fyes dhe provokues ndaj besimit të tyre.
Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë dënuar ashpër veprimin, duke e quajtur një shkelje të vlerave fetare dhe duke kërkuar ndërhyrjen e organeve kompetente për të identifikuar dhe marrë masa ndaj këtij personi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.