Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Shtohen rastet me HIV në Kosovë, më të prekura janë moshat e reja
Lajme

Shtohen rastet me HIV në Kosovë, më të prekura janë moshat e reja

Published 17/11/2024
Share
SHARE

Numri i të prekurve me HIV është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. 29 raste të reja me këtë virus janë shënuar në Klinikën Infektive pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për gati 11 muaj të këtij viti. Ndërkaq, krahasuar me vitin 2020, numri i rasteve të reja ka shënuar rritje për 14 herë.

Infektologia në Klinikën Infektive, Arbana Kasumi në një intervistë për KosovaPress, tregon se moshat më të prekura janë ato të rejat, derisa potencon numrin e të infektuarve me HIV nga viti 2005 deri më tani, transmeton Klankosova.tv.

Kasumi tregon se aktualisht në këtë klinikë është i hospitalizuar një pacient në gjendje më të rëndë të këtij virusi, i ashtuquajtur AIDS.

Infektologia në Klinikën Infektive, Arabna Kasumi tregon se gjatë këtij viti, janë dy raste të gjinisë femërore të prekura me këtë infeksion, për dallim nga viti i kaluar, që ky numër ishte zero.

- Advertisement -

Përveç tjerash, Kasumi tregon shkaqet kryesore që qojnë deri te infektimi i personave me HIV dhe simptomat e tij.

Krejt në fund, Kasumi thotë se janë të furnizuar mjaftueshme më barna esenciale për trajtimin e pacientëve me këtë sëmundje.

HIV është një virus që sulmon sistemin imunitar – mburoja e trupit kundër baktereve dhe viruseve me të cilat është në kontakt të vazhdueshëm. Simptomat e HIV-it janë ethet, dhimbja e kokës, lodhja, nyje limfatike të fryra, dhimbje të fytit dhe skuqje. HIV mund të bartet nga personi në person vetëm përmes lëngjeve trupore, si gjaku, sperma, dhe lëngu vaginal. HIV është gjendja që çon në sindromin e mungesës së imunitetit të fituar (AIDS). AIDS konsiderohet të jetë faza finale e HIV, e njohur gjithashtu si HIV i fazës 3. Me trajtim, shumica e personave që kanë HIV nuk kanë gjasa që të zhvillojnë AIDS.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë mbi 88 milionë njerëz janë infektuar me virusin HIV dhe mbi 42 milionë të infektuar kanë vdekur nga HIV.

KosPress Portal 17/11/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025
Lajme

Mitrovica e Veriut: Kapen armë dhe uniforma, Svelça fajëson Serbinë për përfshirje

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?