Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Shtetet e QUINT-it: Bojkoti në zgjedhje nuk sjell dobi për qytetarët në veri
Lajme

Shtetet e QUINT-it: Bojkoti në zgjedhje nuk sjell dobi për qytetarët në veri

Published 10/04/2024
Share
SHARE

Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian në Kosovë kanë reaguar të mërkurën në mbrëmje rreth deklaratave të Listës Serbe dhe figurave tjera politike serbe në Kosovë për tërheqje nga procesi zgjedhor, që do të zhvillohet më 21 prill në katër komunat veriore për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së në Kosovë përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale kanë thënë se pranojnë se, në përputhje me kërkesat e saj ligjore, Kosova do të mbajë votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave më 21 prill në katër komunat e veriut të Kosovës. Ky votim, sipas deklaratës së shteteve të QUINT-it, kërkohet si rezultat i përpjekjeve të suksesshme të inicimit të kryer nga qytetarët në kuadër të kornizës ligjore ekzistuese, dhe si të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Na vjen keq për deklaratat e Listës Srbe dhe aktorëve të tjerë politikë serbë kosovarë që bëjnë thirrje për tërheqje nga pjesëmarrja në këtë votim për shkarkimin e kryetarëve. Pjesëmarrja demokratike është kyçe për të siguruar që institucionet e zgjedhura të jenë përfaqësuese të qytetarëve që u shërbejnë. Votimi është një liri thelbësore e shoqërive demokratike”, thuhet në deklaratë.

Tutje në deklaratë theksohet se zgjedhjet e 23 prillit 2023 nuk dhanë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna dhe se qeverisja përfaqësuese në veri do të rikthehet kur zgjedhjet për kryetarë komunash do të zhvillohen me pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve.

- Advertisement -

“Megjithatë, bojkotimi i votës së 21 prillit nuk do të japë këtë rezultat, e as nuk do të sjellë ndonjë dobi për qytetarët që jetojnë në veri. Prandaj, i bëjmë thirrje Listës Serbe dhe të gjithë të tjerëve që kanë bërë thirrje për tërheqje për të rishqyrtuar pozicionet e tyre dhe për të përdorur plotësisht mjetet demokratike në dispozicion për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shteteve të QUINT-it.

Po ashtu i bëhet thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë reaguese ndaj shqetësimeve të qytetarëve dhe të veprojë me profesionalizëm gjatë gjithë këtij procesi.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë palëve që të veprojnë në mënyrë të tillë që të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote në veri të Kosovës të kenë mundësi të marrin pjesë”, thuhet në fund të deklaratës.

KosPress Portal 10/04/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë
Lajme 23/05/2025
Ancelotti mbyll një epokë te Real Madridi – por zemra mbetet në “Bernabéu”
Sport 23/05/2025
Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit
Lajme 23/05/2025
Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’
Lajme 23/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

23/05/2025
Lajme

Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit

23/05/2025
Lajme

Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’

23/05/2025
Lajme

Dënohet për krime lufte – Çaslav Joliq merr 5 vjet e 6 muaj burg

23/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?