FBI ka kontrolluar shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delaware si pjesë e një hetimi për dokumente të klasifikuara ku është raportuar për një gjë të tillë më herët.
Në një deklaratë, avokati i Biden u shpreh se kërkimi ishte “planifikuar” me “mbështetjen e plotë” të presidentit.
FBI nuk ka komentuar mbi kërkimin. Duke qenë se kërkimi ishte konsensual, nuk u kërkua asnjë urdhër bastisjeje apo diçka tjetër në lidhje më rastin në fjalë.
Avokati i Presidentit Biden, Bob Bauer, tha se kontrolli u krye “pa njoftim paraprak publik” në interes të “sigurisë operacionale dhe integritetit”.