Bilanci i luftës në Izrael për fat të keq sa vjen dhe bëhet edhe më tragjik. Të dhënat e mbrëmshme nga mediat izraelite flasin për mbi 2000 të plagosur dhe mbi 700 të vrarë.
Ndërkohë shqiptarja Irena Steinova, që jeton në Izrael, foli për tmerrin që po përjetojnë.
Ajo theksoi se Izraeli para 25 vjetësh dha urdhër që në çdo ndërtim që bëhet, apartamentet ose shtëpitë të kenë një dhomë të blinduar.
Më tej nënvizoi se ajo nuk ka një dhomë të blinduar, por ama të gjithë shtëpitë që janë ndërtuar 25 vjetët e fundit e kanë.
- Advertisement -
“Gati 25 vjet më parë Izraeli dha urdhër që kur të ndërtohen godinat, çdo shtëpi të ketë dhomën e blinduar dhe njerëzit futen në dhoma. Unë nuk kam, por të gjithë shtëpitë që janë ndërtuar në 25 vjetët e fundit kanë dhoma të blinduara”, tha ajo në Euronews Albania.