Përparim Avdili është shqiptari nga Kumanova i cili kandidon me partinë FDP që të bëhet pjesë e Kuvendit të Zvicrës. Karriera në tij në politikë është aktive tash e disa vjet, ndërkaq tashmë në këtë shtet janë 4 deputetë shqiptarë dhe kjo përbën shpresë për vet Avdilin.
Ai në një intervistë për “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së ka shpalosur më shumë për vizionin dhe qëllimet e tij.
“Në politikë jam prej 2018 në Kuvendin e Cyrrihut, qe një vit e gjysmë jam kryetar i partisë liberale FDP për Cyrrih, po mundohem të kap hapin që të shkoj në Kuvendin e Zvicrrës. Gjasat janë të mëdha sepse gjendja kurrë s’ka qenë më e mirë, që për herë të parë të futet në garë një kandidat me origjinë shqiptare”, ka thënë Avdili për transmetuesin publik.
Zhvillimi ekonomik dhe ndërmarrësia janë fushat të cilat ai i ka në fokusin e tij politik.