Shqiptarë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugë për në Hagë, që t?u dalin në përkrahje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në kuadër të Dhomave të Specializuara.
Shumë prej tyre me vetura, e të tjerë edhe me organizime të bëra përmes linjave të autobusëve janë duke udhëtuar tashmë për në Hagë.
Numri më i madh i shqiptarëve që po mblidhen për këtë mars janë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria. Në disa fotografi të bëra publike shihet se shumë prej tyre veçse janë bërë bashkë,për marshin e sotëm.