Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Shqipëria hap nesër negociatat për kapitujt e parë të anëtarësimit në BE
Lajme

Shqipëria hap nesër negociatat për kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Published 14/10/2024
Share
SHARE

Data 15 tetor e vitit hyn në historikun e marrëdhënieve të Shqipërisë me Brukselin si moment kur asaj mundësohet nisja e shqyrtimit të grup kapitujve të parë, për çështjet themelore.

Një rrugë e gjatë kjo që nisi me nënshkrimin në vitin 1991, kohë kur Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Evropian, transmeton klankosova.tv.

Pas 15 vitesh po më 12 qershor të vitit 2006 Shqipëria arriti të nënshkruajë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.

BE është në këto tre dekada donatori më i madh financiar i Shqipërisë.

- Advertisement -

U deshen tre vite që me 28 prill të vitit 2009 në Pragë gjatë presidencës çeke Shqipëria të aplikonte për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Ndërkohë në muajin dhjetor të vitit 2010 u materializua edhe liberalizimi i vizave për shqiptarët në zonën Shengen.

Pas pesë vitesh pritje me 24 qershor 2014 Shqipëria do të merrte statusin e vendit kandidat për në BE. Anëtarësimi i Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është ndikuar ndjeshëm edhe nga dinamikat e zhvillimeve në gjirin e vetë Bashkimit Evropian.

Shqipëria nuk arriti për dhjetë vitet në vijim të merrte një datë për hapjen faktike të negociatave i penguar edhe nga veto e Francës dhe Holandës e deklaruar në vitin 2018 me pretendimet për rezultate të pakta në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në vend.

Për Shqipërinë sipas tvklan, kushtet themelore, përfshinin hartimin dhe zbatimin e një reforme zgjedhore, rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, krijimin e SPAK, prokurorisë anti-korrupsion, byrosë së hetimeve, përparimin e vetingut, ndjekjen penale të prokurorëve dhe gjyqtarëve të përjashtuar nga vetingu.

- Advertisement -

Edhe pse Shqipëria nuk ka forca politike anti-perëndimore vonesat në procesin e integrimit kanë të bëjnë edhe me mungesën e konsesusit politik mes partive kryesore në vend për reformat e kërkuara nga Brukseli në vite.

Sfidat e integrimit evropian edhe në vijim kanë të bëjnë me përparimin e vendit në konsolidimin e demokracisë, sundimin e Iigjit dhe të ekonomisë së tregut.

Shqipëria pretendon që të anëtarësohet në BE në vitin 2030.

- Advertisement -
KosPress Portal 14/10/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?