Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Shqipëri: Kthehet në rigjykim ngjarja që do të përfundonte si masakër, qytetari rastësisht e largoi pakon me C4
Lajme

Shqipëri: Kthehet në rigjykim ngjarja që do të përfundonte si masakër, qytetari rastësisht e largoi pakon me C4

Published 29/07/2024
Share
SHARE

Gjykata e Lartë në Shqipëri ktheu për rigjykim një nga ngjarjet në qytetin e Elbasanit, që do të ishte mbyllur si masakër, në rast se nuk do të kishte ishte bërë shkak ndërhyrja e një i cili krejt rastësisht largoi nga një automjet një pako prej mbi 1 kilogramë C4.

I akutuari që ishte dënuar nga gjykatat me 25 vjet burgim është Astrit Sinanaj, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Ai akuzohet nga prokuroria si personi që instaloi në një automjet sasinë e konsiderueshme të lëndës plasëse, të tillë që nëse do shpërthente thonë ekspertët në dosje do të kishte shkaktuar vrasjen e të gjithë personave që gjendeshin në atë perimetër.

48-vjeçari ishte identifikuar nga këqyrja e 13 kamerave të sigurisë në qytetin e Elbasanit, mbasi një sasi prej 1 mijë e 22 gramë C4 u zbulua majin e 2017-ës në automjetin e Fuat Verzivollit.

- Advertisement -

Ky i fundit, gjatë gjykimit tha se nuk kishte patur asnjëherë përplasje me të dyshuarin, por se ishte përdorur si karrem gjatë përplasjes së bandave në Elbasan.

“Do ikja të shikoja ndeshjen tek tregu ushqimor dhe ata donin t’i bënin dëm atyre. Qëllimi nuk ka qenë të më dëmtonin mua, por të më përdornin si postë. E ka dërguar Çapja, nuk isha shënjestra unë, isha postieri, pasi vetëm unë shkoja atje te tregu, takoja Sokol Sanxhaktarin, Suel Çelën dhe ca të tjerë”, rrëfen shënjestra.

Por prokuroria thotë se nga akt-ekspertizat tregojnë se i dyshuari e kreu telefonatën përmes të cilës telekomandohej shpërthimi që nuk u realizua.

Por Astrit Sinanaj këmbëngul se nuk u dëgjua nga gjykatat mbasi edhe ai kishte kërkuar ekspertizë me pretendimin se personi që shfaqet në kamerat e sigurisë nuk është ai dhe se telefoni nuk i përkiste atij.

Gjykata e Lartë çmon se për një gjykim të paanshëm duhet që një grup ekspertësh të këqyrin pamjet e sigurisë dhe t’i krahasojnë me identitetin e të dyshuarit.

- Advertisement -

Njëkohësisht me argumentin e gjykimit të paanshëm dhe mundësinë e barazisë për tu dëgjuar si për prokurorinë edhe për të akuzuarin e saj, Gjykata e Lartë orienton rigjykimin ndaj Astrit Sinanaj nga apeli, nën dritën e një debati real gjyqësor për të ndikuar në zbulimin e të vërtetës dhe dhënien e drejtësisë

I dyshuari gjatë shtatë viteve ka këmbëngulur pafajësi mbasi sipas tij nuk kishte asnjë motiv për ta vrarë biznesmenin dhe se nuk kishte asnjë provë që e lidhte atë me Çapajt, që janë kundërshtarët e grupit të Suel Çelës, i cili vazhdon të jetë në kërkim nga SPAK-u.

KosPress Portal 29/07/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Barcelona fiton La Ligan: Festa nis në Kataloni!
Sport 16/05/2025
Nga NATO te BE: Rama hap turin e takimeve me liderët ndërkombëtarë
Lajme 16/05/2025
Shtëpia e Evropës, e zbukuruar nga fëmijët, hap dyert për liderët – Rama në pritje
Lajme 16/05/2025
Kurti pranon raportin përfundimtar të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lajme 15/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Nga NATO te BE: Rama hap turin e takimeve me liderët ndërkombëtarë

16/05/2025
Lajme

Shtëpia e Evropës, e zbukuruar nga fëmijët, hap dyert për liderët – Rama në pritje

16/05/2025
Lajme

Kurti pranon raportin përfundimtar të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

15/05/2025
Lajme

Dialog politik te presidentja, synohet zhbllokimi i Kuvendit

15/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?