Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Shkollat në veri të Kosovës hapin dyert për nxënësit në shtator
Lajme

Shkollat në veri të Kosovës hapin dyert për nxënësit në shtator

Published 21/08/2023
Share
SHARE

Viti shkollor në komunat në veri të Kosovës do të fillojë më 1 shtator në institucionet arsimore dhe nuk do të ketë mësim online, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Shkollës së Mesme Teknike në Leposaviç, Sllagjan Radoviç.

Siç tha ai, për këtë janë njoftuar nga administrata e shkollës për Kosovën, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Arsimit në Qeverinë e Serbisë. Institucionet arsimore në komunitetet serbe në Kosovë punojnë brenda sistemit serb.

Disa prindër nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës javën e kaluar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shprehën shqetësimin se viti shkollor mund të fillojë në një format online për “shkaqe sigurie”.

Mirëpo, drejtori Radoviç pohon se bëhej fjalë për “dezinformim” dhe se nxënësit do të kthehen sërish në bankat e shkollës.

- Advertisement -

“Çdo lloj mësimi tjetër, përveç atij të menjëhershëm, do të ishte i keq, para së gjithash, për studentët”, thotë ai. Ndryshe, mësimi në komunat në veri të Kosovës – Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – u ndërpre në fund të majit kur u ngritën tensionet për shkak të hyrjes së kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale përmes ndihmës së policisë.

Situata u përshkallëzua më 29 maj në Zveçan, kur protestuesit u përplasën me anëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Institucionet arsimore në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë të vendosura në afërsi të objekteve komunale ku ende ndodhet Policia e Kosovës, ndërsa aty pranë janë edhe pjesëtarët e KFOR-it.

Drejtori i shkollës së mesme në Leposaviq, Sllagjan Radoviç, thekson se nga 1 shtatori, KFOR-i duhet të garantojë sigurinë e fëmijëve që shkojnë në shkollë.

Para majit të këtij viti, mësimi në komunat në veri të Kosovës ishte ndërprerë edhe më herët për shkak të “përkeqësimit” të situatës së sigurisë, kur u ngritën barrikada për të mos e lejuar zbatimin e një vendimi nga autoritetet kosovare./REL

- Advertisement -

KosPress Portal 21/08/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025
Eurovision 2025: Zvicra gati për natën finale – Shqipëria mes 26 finalistëve me “Zjerm”
Roze 16/05/2025
Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025
Lajme

Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe

16/05/2025
Lajme

Meloni pritet në Tiranë nga Rama, gjesti i gjunjëzimit tërheq vëmendjen

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?