Policia ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicën e Veriut dhe e ka arrestuar pronarin, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një postim në Facebook.
Sipas Sveçlës, bashkëpronari i këtij laboratori është personi i cili e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës në janar. Ai tha se “njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllau i tij”.
Sveçla tha se Qeveria mbetet “e përkushtuar maksimalisht që jo vetëm me institucionet e sigurisë por edhe me gjithë shoqërinë të luftojë çdo fenomen negativ dhe të forcojë shtetin e ligjin”.