Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e Komunës, Sladjana Pantoviç.
“Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës”, ka shkruar Peci në njoftimin në facebook.
Tutje, ai ka thënë se do të vazhdon të jetë “kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim”.