Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë në selinë e NATO-s në Bruksel, tha se Ukrainës i janë dorëzuar më shumë se 98 për qind e automjeteve luftarake të premtuara nga aleatët ndërkombëtar.
“Kjo do të thotë mbi 1,550 automjete të blinduara, 230 tanke dhe pajisje të tjera, duke përfshirë sasi të mëdha municionesh,” tha ai në një konferencë shtypi me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.
“Në total, ne kemi trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja të blinduara ukrainase. Kjo do ta vendosë Ukrainën në pozitë të fortë për të vazhduar rimarrjen e territorit të pushtuar,” tha Stoltenberg, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën angleze.