Më një njoftim zyrtarë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Turqi ka paralajmëruar amerikanët të hënën për sulme të mundshme kundër kishave, sinagogave dhe misioneve diplomatike në Stamboll, në njoftimin e saj të dytë të këtij lloji në katër ditë, pas incidenteve të djegies së kuranit në Evropë.
Në një paralajmërim të përditësuar të sigurisë, Ambasada amerikane tha se “sulme të mundshme hakmarrëse nga terroristët” mund të ndodhin në zonat e frekuentuara nga perëndimorët, veçanërisht në lagjet Beyoglu, Galata, Taksim dhe Istiklal të qytetit të Ankarasë.